Spasovski: Gjatë mbrëmjes së kaluar ka pasur 22 thirrje në MPB për denoncim të festimit të vitit të ri në grup

Maqedonia

Spasovski: Gjatë mbrëmjes së kaluar ka pasur 22 thirrje në MPB për denoncim të festimit të vitit të ri në grup

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:35
Oliver Spasovski

Gjatë mbrëmjes së kaluar, në numrin falas të MPB-së për denoncimin e festave në grup ka pasur 22 thirrje.

Ministri Oliver Spasovski në deklaratë për Sitel tha se numri ka qenë në funksion nga 28 dhjetori dhe ka pasur 52 denoncime për grupime nëpër shtëpi dhe vila.

“Duke marrë parasysh vendimet dhe rekomandimet e Qeverisë si dhe kufizimet për tubime dhe grupime në objekte private, gjatvë mbrëmjes së vitit të kaluar ka pasur 22 thirrje dhe po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, tha Spasovski.

Ai njoftoi se pas denoncimeve është vepruar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat