Shkarkohet gjykatësja Tatjana Mihajllova

Maqedonia

Shkarkohet gjykatësja Tatjana Mihajllova

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:32
Tatjana Mihajllova

Këshilli Gjyqësor i republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar nga detyra gjykatësen Tatjana Mihajllova, për shkak të punës joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS.

Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk zbulojnë emrin e gjyqtares së shkarkuar, por siç shkruan “Fokus” pohojnë se procedura për shkarkimin e saj ka zgjatur rreth një vit e gjysmë.

Ndryshe Mijallkova ka kryer funksionin Ushtrues Detyre kryetar i Gjykatës Penale, pasi i skadoi mandati ish kryetarit Vlladimir Pançevski.


Mihajllova ishte gjykatëse në rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”. Mihajllova shpesh herë kishte përplasje të ashpër me prokurorët e PSP-së, ndërkohë që në një seancë ka gjobitur Katica Janevën dhe Fatime Fetain me nga 2000 euro për “mosrespektim të gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat