Aleanca për Shqiptarët kritikon Zaevin dhe Ahmetin

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët kritikon Zaevin dhe Ahmetin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore në RMV.

Kjo parti shprehet se nuk është kundër ndonjë gjuhe, por e konsideron absurde dhe paradoksale një zhvillim të këtillë.

ASH-ja rikujton se në fushatën zgjedhore, Zaevi kishte kërkuar votën e shqiptarëve, duke premtuar gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit.

Kritika adresojnë edhe te lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili, sipas tyre, në fushatë premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme për maqedonasit, nga klasa e pestë fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat