Nga nesër fillon pagesa sociale në Maqedoni për muajin janar

Maqedonia

Nga nesër fillon pagesa sociale në Maqedoni për muajin janar

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se nga nesër do të kryhet pagesa sociale, pagesa për mbrojtje të fëmijëve dhe qytetare për janarin e këtij viti.

“Personat që u takojnë paratë dhe që kanë kartelë mund ta marrin këtë në bankomate”, thonë nga MPPS.

Në mënyrë që të mos ketë turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe, për personat që nuk kanë karteela, pagesa do të bëhet në dy grupe në banka sipas shkronjës së parë të mbiemrit. Personat me mbiemrin A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, X, Z, I, J, K, L, Ll, do të mund ta marrin nga data 5 ndërsa personat me të cilëve u fillon mbiemri me shkronjën M, N, Nj, O, P, R,S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh të premten.

Ministria e Punës dhe Politikës sociale rikujton obligimin për mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e largësisë fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat