Qeveria e Maqedonisë: Regjistrim online për shtetasit që janë jashtë vendit gjatë regjistrimit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Regjistrim online për shtetasit që janë jashtë vendit gjatë regjistrimit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Qeveria thotë se regjistrimi i shtetasve të Maqedonisë, të cilët gjatë periudhës së mbajtjes së regjistrimit 2021 janë jashtë vendit, do të bëhet nëpërmjet vetregjistrimit.

Nga Qeveria thonë se kjo do të bëhet përmes aplikacionit online në web-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, nga periudha 1 mars deri 21 prill 2021.

“Këto qytetarë hyjnë në grupin e popullsisë për të cilët do të sigurohen të dhëna nën emrin ‘gjithsej popullatë jorezidente’, edhe atë përfshihen personat shtetas të RMV-së të cilët gjatë regjistrimit janë jashtë vendit më shumë se dy muaj, për shkak të punës ose arsye tjera, si dhe anëtarët e shtëpive që janë me ata”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se kusht për vetregjistrim do të jetë numri amë (EMBG).

“Mënyra e regjistrimit të këtyre personave është në pajtim me metodologjinë për përgatitje, organizim dhe zbatim të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat