Vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferë në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup

Maqedonia

Vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferë në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

“Vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferët e vendosur në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup”.

Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Temperatura optimale për ruajtjen e vaksinave që pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut këtë muaj, është nga 3 deri në 8 gradë Celsius.

Ai tha se MSH ka siguruar edhe një frigorifer me temperaturë deri në minus 70 gradë celcius.

Transporti i vaksinave do të bëhet me aeroplanë dhe do të vijnë në aeroportin e Shkupit, më pas sipas planit operativ do të merren dhe shpërndahen në pikat për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat