Akuzat e BDI – së për korrupsion Taravari i quan lajme të rrejshme, paralajmëron padi për shpifje

Maqedonia

Akuzat e BDI – së për korrupsion Taravari i quan lajme të rrejshme, paralajmëron padi për shpifje

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Arben Taravari

Akuzat e BDI-së së Gostivarit, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i ka quajtur “fake news”. Ai tha se do të inicojë padi penale për akuzat drejtuar Komunës së Gostivarit. Taravari tha se nëse dëshmohet se ai ose dikush tjetër ka bërë keqpërdorime nga administrate komuanale, do të tërhiqet nga çdo post politk dhe asnjëherë nuk do të merret me politikë.

“Nuk dua t’i aktualizojë pasi që këto janë lajme të rrejshme. E kemi menduar gjatë nëse duhet përgjigjur, bile edhe për të ngritur padi private ndaj personave në fjalë. Publikisht ju ftoj dhe ju lus juve mediave të vini të hulumtoni dhe nëse gjeni një denarë se kam harxhuar për dy vite për telefon, unë tërhiqem që tani nga politika dhe asnjëherë nuk do të merrem me politikë. Jo vetëm si kryetar komune, por me asnjë lloj politike nuk do të isha marrë. Përmenden shuma për harxhime për dreka e darka prej 50 mijë euro, nëse me kartelën time kam harxhuar një të dhjetën e kësaj shume, jo 50 mijë euro e përsëris se dorëhiqem. Mund të merrni të dhëna te Banka Komerciale pasi atje e kam kartelën me lejen tim që do t’ua nënshkruajë. Nëse llogaritet se unë për dy vite kam organizuar dreka e darka me profesorët maqedonas, shqipëtarë e turq ku janë harxhuar nga tre deri në katër mijë euro, kanë qenë dhuratë për këta persona të cilët janë pensionistë të arsimit në qytetin tonë, por prapë nuk mblidhet shuma që e përmend BDI”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Po të kishin agrumente, do të më burgosnin, tha më tej Taravari. Të gjitha dokumentet janë publike, shoi më tej kreu i Gostivarit dhe janë në dispozicion të medave dhe të çdokujtë që ka interes për t’i humuntuar.

“Ata nuk kanë argument, po të kishin do më burgosnin. Merren me thashetheme dhe nëse edhe ne merremi me ata do t’i nxisim të vazhdojnë me akuza bosh e press-konferenca. Çdo gjë që ata kërkojnë, ju lus juve mediave të vini dhe të na kërkoni e ti shihni harxhimet e vërteta, që një herë e përgjithmonë qytetarët ta dinë se ku harxhohen paratë e taksapaguesve në Gostivar”, tha më tej kryetari Taravari.

Kohë më parë BDI e Gostivarit akuzoi se Komuna e Gostivarit për dreka nëpër restorantet e qytetit ka harxhuar 50 mijë euro, ndërsa akuza e fundit kishte të bëj me harxhimet për telefonin zyrtarë të kryetarit, respektivisht për siç thuhet, 31.000 euoro të harxhuara nga tetori i vitit 2017 – të deri në fund të 2020 – tës. Taravari tha se dy vite ai nuk shfrytëzon telefon zyrtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat