Shilegov: Për riemërtimin e rrugëve do t’i dëgjojmë sugjerimet e qytetarëve

Maqedonia

Shilegov: Për riemërtimin e rrugëve do t’i dëgjojmë sugjerimet e qytetarëve

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Petre Shilegov

“Asnjë rrugë në Qytetin e Shkupit për momentin nuk është riemërtuar. Është një proces në të cilin janë të kyçur të gjithë dhe në bazë të reagimeve do të bëhen edhe emërtimet”.

Këtë e deklaroi sot kryetar i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, pas reagimeve në opinion për propozimet e reja për riemërtimin e disa rrugëve në qytetin e Shkupit.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Shilegov tha se procesi për riemërtimin e rrugëve ka filluar që nga 2019 dhe është normale të paraqiten reagime të tilla, por për dallim nga herëve të tjera, tani të gjithë qytetarët janë të kyçur në këtë proces, dëgjohen mendimet dhe sugjerimet e tyre dhe në bazë të saj do të bëhen edhe riemërtimet.

“Nuk është “Leninova” për nder të Vlladimir Iliç “Leninova” por është “Leninova” për shkupjanët. Nëse këtë nuk mund ta kuptoni, nuk mund që të jeni pjesë e Shkupit. “Hekurudha” është “Hekurudha” për shkupjanët”, tha Shilegov.

Sipas tij, bëhet fjalë për punë komunale pa pasur nevojë që të politizohet çështja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat