Sheqerinska: Përgjegjësi politike dhe penale për arratisjen e Mijallkovit

Maqedonia

Sheqerinska: Përgjegjësi politike dhe penale për arratisjen e Mijallkovit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:01
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska këtë të martë ka reaguar pas arratisjes së Mijallkovit.

Sheqerinska ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi në lidhje me këtë arratisje, pasi sipas saj çështja në të gjithë këtë ngjarje është kush e ndihmoi Mijallkovin që të arratiset nga sistemet e drejtësisë.

Sheqerinska thotë se këtu duhet kërkuar jo vetëm përgjegjësi politike por edhe penale.

“As ekzekutivi dhe as gjyqësori nuk do të mbyllin sytë para kësaj arratisjeje. Kjo nuk është një mbikëqyrje, por është e qartë se disa nga ata që e dinin ndanë atë informacion me njeriun që supozohej të përballej me drejtësinë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat