Spasovski pyet: Pse te “Monstra” paraburgimet u dhanë shumë më herët, e te Mijallkovi nuk u kërkua?

Maqedonia

Spasovski pyet: Pse te “Monstra” paraburgimet u dhanë shumë më herët, e te Mijallkovi nuk u kërkua?

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Oliver Spasovski

Duke folur për mosshqiptimin e masës së paraburgimit dhe mossigurimin e prezencës fizike të të akuzuarit kryesor Sasho Mijallkov në rastin “Target-Fortesa”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka bërë një paralele mes këtij rasti gjyqësore me “Monstrën”.

Pyeti, se pse prokuroria në rastin “Monstra” kërkoi paraburgimin të akuzuarve ende pa u shpallur fjalët përfundimtare, kurse këtë nuk e bëri në rastin “Target-Fortesa” kur dihej se kishim të bënim me “kriminel të profilit të lartë”.

“Në fjalët përfundimtare, çështja është se pse nuk është kërkuar paraburgim sepse ekzistojnë indicie serioze që një kriminel i këtij profili mund të ikë nga shteti. Posedon pronë jashtë shtetit. Posedon mjete të shuma financiare. vetëm do të krahasoj dy raste. Në rastin “Monstra” ajo u bë edhe atë jo në fjalët përfundimtare, por shumë më herët se sa të thuhen fjalët përfundimtare për shkak të vlerësimeve. Paralelisht me këtë, në këtë rast nuk u kërkua. Kështu që policia kur ka pasur urdhër që të veprojë, do të veproj”, tha Spasovski.

Ndërkaq, sot u shpall aktvendimi për “Monstrën” ku tre të akuzuar u dënuan me burg të përjetshëm, ndërkaq për dy të tjerë është shqiptuar 24 vjet burg bashkërisht. Edhe sot ndaj të njëjtëve u shqiptua masë e paraburgimit, ndërkohë që Sasho Mijalkov i akuzuar në “Target-Fortesa” është i pakapshëm për organet e rendit edhe pse më 26 shkurt do të jepet aktvendimi për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat