Zbardhen 24 vepra penale, kallëzim penal për mashtruesin dhe ndihmuesin e tij

Maqedonia

Zbardhen 24 vepra penale, kallëzim penal për mashtruesin dhe ndihmuesin e tij

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:40
Foto Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka ngritur padi penale kundër 44-vjeçarit R.M. nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,mashtrim“, parashikuar dhe të dënueshëm sipas nenit 247 të Kodit Penal dhe kundër 45-vjeçarit S.Sh. nga Kopanica e Shkupit, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndihmes” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 24 në lidhje me nenin 247 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit penal dhe ka zbardhur 24 mashtrime.

Kështu që, i pandehuri i parë R.M. në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në gjysmën e dytë të janarit të këtij viti, duke u paraqitur si një biznesmen nga Turqia, me histori dhe tregime për gjoja aksidente të ndodhura, ka mashtruar disa punonjës të kompanive në Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë me anë të telefonit.

I njëjti duke interpretuar tregime të reme, se të punësuarit e tyre në të shumtën e rasteve shoferë, kanë humbur jetën ose janë lënduar rëndë në aksidente trafiku dhe se ata duhen para për varrimin ose trajtimin e tyre nëpër spitale, i njëjti ka arritur që në mënyrë të paligjshme të marrë një shumë totale prej rreth 9000 euro.

Paratë janë mbledhur përmes filialeve të një kompanie të caktuar dhe pastaj personi S.SH. të njëjtat i ka marrë dhe ia ka dhënë personit R.M, kurse nga ana tjetër ai e ka paguar prej 50 deri në 100 euro për shërbimin e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat