Maqedoni: Rritet numri i gjobave për mosmbajtje të maskave

Maqedonia

Maqedoni: Rritet numri i gjobave për mosmbajtje të maskave

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 636 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në RMV dje informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime për coronavirus, ndërsa 807 raste kanë rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat