Katër funksionerë të LSDM-së thirren në polici, ja pse

Maqedonia

Katër funksionerë të LSDM-së thirren në polici, ja pse

Më: 12 mars 2021 Në ora: 21:12
Funksionerë të LSDM-së

Deputeti Darko Kaevski, kryetari i Kisella Vodës Filip Temelkovski dhe drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit Gjorgji Galetanovski dhe drejtori i burgut të Shutkës Filip Andonov janë thirrur në stacion policor, nën dyshimin se kanë shkelur protokollet kundër Kovidit.

Katër funksionerë të LSDM-së, pasdite kanë dhënë deklarata në polici, nën dyshimin se kanë shkelur protokollet kundër Kovidit, pasi mbrëmë nga tribunat ndoqën ndeshjen e henbollit në mes Maqedonisë së Veriut – Danimarkës, edhe përkundër ndalimit për pjesëmarrje të publikut.

Deputeti i LSDM-së Darko Kaevski, kryetari i Kisella Vodës Filip Temelkovski dhe drejtori i burgut të Shutkës Gjorgji Galetanovski si dhe drejtori i burgut të Shutkës Filip Andonov janë thirrur në polici, pasi jo vetëm që ishin parë në tribuna, por edhe kishin postuar fotografi në fejsbuk.

Në një deklarata për “Tellmën” pas deklaratave të dhëna në polici, funksionerët e LSDM-së thanë se kanë marrë pjesë në këtë përballje me ftesë nga ana e Federatës së Hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat