Basistje në një shtëpi në Çair, gjenden armë

Maqedonia

Basistje në një shtëpi në Çair, gjenden armë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Policia njofton sot se me urdhër të Gjykatës Themelore Penale është kryer bastisje në Çair të Shkupit.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e I.A (47) dhe lokaleve ndihmëse, kanë sekuestruar:

Një kornizë e një pushke automatike me 30 fishekë 7.62×39 mm, një pushkë gjuetie “Fabran”, një pompë “SDASS” kal.12 /76mm, një gjysmë- automatiku i prodhimit jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe tetë gëzhoja gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shton se I.A është arrestuar dhe ndaj t’i do të ngritet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat