Gashi e Sela zhvilluan takim virtual me ambasadoren amerikane në Shkup

Maqedonia

Gashi e Sela zhvilluan takim virtual me ambasadoren amerikane në Shkup

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot kanë realizuar takim virtual me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Katie Marie Byrnes.

Në bashkëbisedimin me znj. Byrnes u fol mbi zhvillimet e fundit në Kuvend, propozim-ligjin për shtetësi dhe aktualitetin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Gjatë këtij takimi kryetari Gashi e potencoi rëndësinë e fuqishme të procesit të regjistrimit dhe ligjin për shtetësi, si dy momente imediate për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve.

Ambasadorja e SHBA-ve, znj. Katie Marie Byrnes, e falënderoi dhe përshëndeti roli konstruktiv, inkurajues dhe determinues që po luan koalicioni opozitar shqiptar, AlternAtiva & Aleanca për Shqiptarët, në ndërtimin e së ardhmes shtetërore mes etnive në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat