Maqedoni: Zyrtarisht shtyhet regjistrimi i popullsisë për në muajin shtator

Maqedonia

Maqedoni: Zyrtarisht shtyhet regjistrimi i popullsisë për në muajin shtator

Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Zyrtarisht, me 95 vota “pro”, 12 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, me çka i njëjti shtyhet për në muajin shtator.

Kjo vjen pasi krerët e dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, ranë dakord në një takim në mes tyre, javën e kaluar.

Kërkesa e opozitës për shtyrje të regjistrimit bazohej në numrin e madh të rasteve të reja me COVID-19, por kanë mospajtim edhe për metodologjinë.

Kundër shtyrjes së regjistrimit kanë qenë vetëm partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ata thonë se procesi i regjistrimit në Maqedoni është operacion politik, e jo vetëm statistikor.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë duhej të zbatohej nga 1 prilli deri më 21. Ndërkohë regjistrimi i mërgimtarëve ka nisur në mars dhe ai nuk do të ndërpritet, por do të përfundojë në shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat