Ndërpritet dasma në Koçanë, arrestohen 5 persona

Maqedonia

Ndërpritet dasma në Koçanë, arrestohen 5 persona

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 14:00 në SPB-Koçanë është denoncuar organizimi i një dasme në rrugën “Shukri Shain” në Koçanë ku merrnin pjesë më shumë qytetarë.

Menjëherë pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dal pjesëtarët e policisë, dhe pas konsultimit më Prokurorin Publik nga PTHÇ-Koçanë nga liria janë privuar 5 persona.

Ndërsa ceremonia e dasmës është ndërpre.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritën padi adekuate në bazë të Neneit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat