Qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa test PCR për në Serbi

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa test PCR për në Serbi

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Nuk ka ndryshime për të hyrë në Serbi, ndërsa qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa test PCR.

PCR test negativ për hyrjen në Serbi nuk nevojiten për qytetarët e mini shengenit – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, plus Hungaria dhe Bullgaria.

“Kjo sepse ka një numër të madh të qytetarëve që qarkullojnë përtej kufirit në mënyrë që të bëjnë më të lehtë biznesin dhe jetën e tyre”, tha Kryeministrja Ana Brnabiq.

Ajo theksoi se qytetarët e këtyre vendeve nuk i nënshtrohen masës së izolimit.

Sot Kryeministrja Brnabiq ka demantuar raportet e mediave se qytetarët serbë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë gjatë festave të Pashkëve duhet të kenë parasysh se kur të kthehen i presin rregulla të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat