Selami: Partitë politike të thërrasin diasporën të regjistrohet

Maqedonia

Selami: Partitë politike të thërrasin diasporën të regjistrohet

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:49
Ilmi Selami

Zv. drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami sot ka dërguar apel deri te partitë politike në Maqedoninë e Veriut.

Kërkon nga ato, që ta thërrasin diasporësn për t’u regjistruar.

“Apel!!! U bëj apel të gjitha partive politike dhe i lus që, së bashku apo veç e veç, të dalin dhe ta thërrasin diasporën të mobilizohet për t’u vetëregjistruar.

Gjithashtu, të ndërmarrin aktivitete konkrete për informim, sensibilizim dhe për ndihmesë, në mënyrë që të regjistrohet edhe bashkatdhetari i jonë i fundit”, shkruan Selami në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat