Shtrenjtohet vaji për gatim në Maqedoni

Maqedonia

Shtrenjtohet vaji për gatim në Maqedoni

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Mielli, vaji, dhe më shumë produkte themelore për ushqim dhe përgatitjen e ushqimit janë shtrenjtuar dukshëm në muajt e fundit. Vetëm vaji është shtrenjtuar nga 65 deri më 100 denarë në varësi prej prodhuesit, ndërsa mielli për dhjetë denarë më shumë. Janë shtrenjtuare dhe çmimet e më shumë artikujve të tjerë ushqimor dhe jo ushqimor. Vlerësohet se rritja e çmimeve të lëndëve të para në rajon dhe më gjerë prej të vilave në një pjesë të madhe varet edhe industria vendore e përpunimit të ushqimit po ndikon edhe në rritjen përfundimtare të ushqimeve në vend. Një pjesë e prodhuesve vendor të vajit thonë se çmimet në rritje në bursë të repromaterialeve por edhe prodhimi i pamjaftueshëm vendor shkakton edhe shtrenjtimin e prodhimeve në raftet e dyqaneve.

“Shtrenjtimi i vajit nga viti i ri e këndej vjen si rrjedhojë e rritjes së çmimit të lulediellit të papërpunuar dhe vajit të tij në bursë. Sivjet edhe në rajon kishim çmime të shtrenjta të lulediellit, grumbullim të dobët në tregun vendor, ndërsa edhe ne kemi pasur rezerva për disa muaj. Njëherësh edhe ne ngjashëm si prodhuesit e tjerë e përshtatim çmimin e vajit sipas çmimit të lëndës së parë”, thotë, Silvana Manaskova nga kompania Kristal nga Velesi.

Në ndërkohë edhe Enti i Statistikës ka përllogaritur se vetëm në muajin mars ka shënuar rritje prej 3.5 për qind të indeksit të çmimeve të vajit për gatim, në raport me muajin shkurt të këtij viti. Ndërsa, statistika tregon edhe shtrenjtimin e jetesës për popullatën ku në vitin e kaluar shënohet rritje e indeksit të harxhimeve të jetesës me 9.3 për qind për cigareve, me mbi 12 për qind për vajin, mbi 3 për qind për qumështin, mbi 2 për qind për mishin etj.

Nga ana tjetër, rritje e ushqimit vërehet edhe në vendet e rajonit si rrjedhojë e pandemisë, por edhe si rrjedhojë e kalkulimeve të tregtarëve dhe prodhuesve.

Analisti Vojislav Stankoviq, thotë se në Serbi, vitin e kaluar çmimi grumbullues i lulediellit ishte 38 dinarë, apo 19 denarë me një koeficient prej 7 deri 9 për qind që së bashku me përqindjen e TVSH-së dhe marzhën prej 3 deri 7 për qind siguron një çmim prej 130 dinarë apo 65 denarë që sipas tij udhëzon se edhe në tregun e atjeshëm është rritur çmimi i vajit në mënyrë jo të drejtë.

Ai vlerëson se tani po rritet çmimi i vajit për shkak se është periudha e mbjelljes dhe për shkak të stimulimit më të madh të mbjelljes së lulediellit, të tokave punese me qëllim po shkaktohet rritja e çmimeve. Ai vlerëson se në periudhën e ardhshme është e pritshme që me çmim të kalkuluar prej 49 dinarë apo afër 24 denarë, së bashku me koeficientët e tjerë në tregun serb vaji do të jetë më pak se 150 dinarë apo 75 denarë. Mbi këtë çmim, kjo përllogaritje nuk është ekonomike dhe bëhet fjalë për fitime shumë të mëdha shton ai. Agro ekonomisti Stankoviq, vlerëson se në rajon prodhimi i vajit nuk ka qenë i kënaqshëm sidomos në Bullgari dhe Rumani, dhe më pak në Rusi dhe Ukrainë. Tani Bullgaria dhe Rumania po për përpiqen që prej Brazili të furnizohen me lule diell, mirëpo pandemia dhe problemet me transportin po përkufizojnë edhe dërgesën e këtij malli.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se çmimet e ushqimeve në nivel global në vitin e kaluar nga muaji maj deri në muajin dhjetor janë rritur për 18 për qind, duke arritur kështu çmimin më të lartë në gjashtë vitet e kaluara. Deri tek rritja e madhe e lëndëve të para si drithërave, apo vajit të palmës ka ardhur si rrjedhojë e më shumë faktorëve siç janë moti i keq, thatësia që kanos të mbjellat në Amerikën jugore, masat qeveritare për të mbrojtur furnizimin me ushqime, dhe rritja e kërkesës për ushqime sidomos në Kinë. OKB, njëherësh vlerëson se çmimit e ushqimeve në nivel botëror do të vazhdojë të rritet edhe përgjatë vitit 2021. Kjo paraqet një lajm të keq për më shumë amvisëri në tërë botën dhe sidomos për shtetet e varfra ku pandemia ka zvetënuar buxhetet familjare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat