Sërish shtyhet debati për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e BE-së

Maqedonia

Sërish shtyhet debati për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e BE-së

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Nga Këshilli i BE-së konfirmuan pasdite se debati për Ballkanin Perëndimor është shtyrë përsëri, këtë herë për në maj.

Edhe krahas presioneve të pothuajse gjysma e vendeve anëtare të BE dhe angazhimit të shefit të politikës së jashtme të BE Zhozep Borell, Ballkani Perëndimor nuk do të jetë ende në axhendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE në 19 prill, shërbimi për shtyp i këtij institucioni.

Si përkujtim, Ballkani Perëndimor nuk është kthyer në axhendën e Këshillit të BE që nga dhjetori i vitit të kaluar, dhe në dhjetor, për herë të parë, nuk kishte përfundime mbi zgjerimin dhe vendet në rajon, si zakonisht.

Kjo ishte për shkak të këmbënguljes së Bullgarisë për të përfshirë një fjali në lidhje me “keqinterpretimin e historisë” në këto përfundime, e cila ishte e papranueshme për shumë vende, përfshirë Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Praga dhe Bratislava atëherë thanë se që të bisedojnë për tema të tilla nevojitet takim i përsëritur ministror.

Nga Këshilli i BE-së thotë se më 19 prill nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për një debat mbi Ballkanin Perëndimor, dhe problemi është fakti që takimi të mbahet përmes video konferencës, dhe jo fizikisht.

Debati është shtyrë në parim për gjysmën e parë të muajit maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat