Maqedoni: Gjithsej 916 gjoba për vozitje të shpejtë në gjithë vendin

Maqedonia

Maqedoni: Gjithsej 916 gjoba për vozitje të shpejtë në gjithë vendin

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Janë sanksionuar 916 automjete në territorin e vendit, gjatë një kontrolli aksioni të djeshëm për automjetet që lëvizin me shpejtësi më të lartë se ajo e lejuar e Njësisë mobile për siguri në trafiku rrugor.

“Nga gjithsej 916 automjete të sanksionuara, 107 lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa lejohej.

Ndërsa 30 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat