Ambasada e SHBA-së e përshëndeti miratimin e Strategjisë kombëtare për parandalim të korrupsionit

Maqedonia

Ambasada e SHBA-së e përshëndeti miratimin e Strategjisë kombëtare për parandalim të korrupsionit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në vend e përshëndeti miratimin e Strategjisë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025.

“Ky është një hap i rëndësishëm, por progresi i vërtetë do të valorizohet nga implementimi i suksesshëm i strategjisë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përforcimit të sundimit të së drejtës janë kritike për Maqedoninë e Veriut dhe fokus thelbësor të partneritetit tonë strategjik”, publikoi Ambasada e SHBA-së në faqen e saj në Facebook.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e miratoi Strategjinë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025, që paraqet një dokument të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat