Ilire Dauti: Kuvendi bllokohet sepse shumica nuk ka numra, jo nga opozita

Maqedonia

Ilire Dauti: Kuvendi bllokohet sepse shumica nuk ka numra, jo nga opozita

Më: 20 prill 2021 Në ora: 08:50
Ilire Dauti

Deputetja nga koalicioni ASH-AAA, Ilire Dauti, në Click Plus theksoi se Kuvendi bllokohet pasi që sipas saj shumica parlamentare nuk ka numra dhe jo nga opozita.

Ajo tha se është i çuditshëm fakti se sukses kanë filluar ta llogarisin momentin kur e arrijnë kuorumin.

“Kjo është e dhimbshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha për qytetarët të cilët presin nga kjo Qeveri që t’ju zgjidhin të gjitha ato halle që e presin në vazhdimësi. Për pjesën tjetër të bllokimi që është si pasoj e bllokimit që na është bërë për shkak të propozim ligjit për shtetësinë ku Qeveria në mënyrën e vetë gjeti mekanizëm për të bllokuar në një farë mënyre për të dhënë mendim krejtësisht negativ dhe për t’i dhënë mendim Kuvendit që të mos e miratoj një propozim ligj të tillë dhe nga ana tjetër opozita maqedonase e cila me qindra amendamente e bllokoi në Komisionin amë”.

“Duke parë që në këtë mënyrë neve na kthyen me propozim ligjin tonë edhe shumica parlamentare edhe opozita maqedonase ne vetëm e kemi kthyer në të njëjtën mënyrë. Pra bllokimin me bllokim”, tha Ilire Dauti nga koalicioni ASH-AAA.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se janë duke përpiluar tekstin final për ligjin për shtetësinë me të cilën do ta prezantojnë në takimin e fundit me Qeverinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat