Sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer” për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19

Maqedonia

Sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer” për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Sot hyn në fuqi marrëveshja tripalëshe në mes Maqedonisë së Veriut, Austrisë dhe kompanisë “Pfizer/BioNTech”, për blerjen e 119.600 dozave të vaksinave kundër COVID-19.

Pas paralajmërimit të Komisionit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar për sigurimin e mekanizmit për shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes programit IPA me mjete në vlerë prej 70 milionë euro, Qeveria informon se sot hyn në fuqi marrëveshja tripalëshe në mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer”.

“Falënderojmë Austrinë mike, vendet tjera anëtare dhe Komisionin Evropian për solidaritetin. Kjo ndihmë për qytetarët e maqedonisë nuk do të ishte e mundur pa përpjekje e MPJ-së së Austrisë Shalenberg dhe Euro-komisionerin Varhelyi, të cilëve do të doja edhe personalisht ti shpreh mirënjohjet e mija, në veçanti duke pasur parasysh sfidën për sigurimin e vaksinave, si në vendete anëtare të BE-së, ashtu edhe globalisht”, thotë zv.kryeminstri për Çështje Evropiane.

Ai shtoi se me këtë marrëveshje nuk shteren gjitha mjetet, duke pasur parasysh atë se në kuadër të mekanizmit Maqedonisë së Veriut i u ndanë edhe 8,19 milion euro.

“Qeveria, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të vazhdojë me negociata për nënshkrimin e marrëveshjeve trepalëshe shtesë deri në shfrytëzimin e plotë të grant mjeteve. Ky furnizim konkret do të dorëzohet në baza katër mujore, duke filluar nga java e parë në maj, kur priten rreth 19,000 doza”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat