Këshilli Komunal në Dibër, nismë për ndryshim të emrave të rrugëve

Maqedonia

Këshilli Komunal në Dibër, nismë për ndryshim të emrave të rrugëve

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot Këshilli Komunal i qytetit të Dibrës në seancën e 47 të saj, solli vendim për plotësimin dhe ndërrimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekte të tjera të infrastrukturës.

Kërkesa e ndërrimit të emrave të rrugëve e shesheve ka filluar menjëherë pas formimit të parë të këshillit pluralist, pra që nga viti 1990, duke kërkuar që të ndërrohen emrat e njëmendësisë komuniste si Vllazrim Bashkim, Edvard Kardel, Josip Broz Tito, Velko Vllahoviq Korpusi 15 etj.

“Është hera e pestë apo e gjashtë që këshillat komunalë kanë kërkuar ndërrimin e emrave të rrugëve e shesheve kërkesë në vitin 1990,1992, 2007, 2010, 2014 atyre vendimeve u ka kaluar afati dhe tani bëjmë kërkesë të re për ndërrimin e emrave. Komisionet paraprake si Komisioni për veprimtari shoqërore, për barazi nacionale, përfaqësuesit e të gjithë partive u morëm vesh dhe ramë dakort që ky vendim të merret unanimisht.”,- theksoi kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës, Bashkim Mashkulli.

Janë 93 emra të rikonfirmuar apo të ndryshuar në qytetin e Dibrës, prej tyre, janë emra të personaliteteve të shquara shqiptare e dibrane që kanë dhënë kontribut në sfera të ndryshme, si luftëtarë e patriotë, poetë, kontribuues në arsim e sport, si Vebi Dibra, Hasan Prishtina, Jusuf Gërvalla, Bilal Cela Selim Rusi, Dan Cami, Sal Markja e Mersim Dema. Brenda listës së emrave ka edhe emra të të burgosurve politikë.

Krahas lagjeve dhe urave emërtohen edhe sheshet e qytetit të Dibrës si sheshi “Skënderbeu”, “Sheshi i Rilindasve dibranë”, sheshi “Iliria” dhe sheshi “Elez Isufi”.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga këshilltarët, po ashtu u votua edhe me Badenter. Propozim lista e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera të infrastrukturës në qytetin e Dibrës do të dërgohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrjen e pëlqimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat