Qeveria premton t’i rikthejë në punë punëtorët e pushuar nga puna gjatë pandemisë

Maqedonia

Qeveria premton t’i rikthejë në punë punëtorët e pushuar nga puna gjatë pandemisë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Mijëra punëtorë të cilët u pushuan nga puna për shkak të pandemisë, pushteti njofton se do t’i kthejë. Nga Qeveria pranojnë se nuk do të jetë lehtë, por sigurojnë se Plani operativ për punësim, ka kapacitet të sigurojë paga për këta persona. Për këtë qëllim, nga arka e shtetit u siguruan 25 milion euro.

Plani operativ i punësimit për vitin 2021, i cili kam vlerën rreth 25 milion euro, ose 4 milion më shumë se një vit më parë, në programet e tij do të përfshijë të gjithë ata që fatkeqësisht humbën vendet e tyre të punës në këtë krizë globale. Janë 25 milion euro për kthimin e tyre të shpejtë në tregun e punës”, thonë nga Qeveria.

Biznesmenët tani për tani janë skeptikë se masat qeveritare do të kontribuojnë në stabilizimin e shpejtë të ekonomisë. Sipas Lidhjes së Odave Ekonomike, situata në terren tregon se aktiviteti afarist është ende në një fazë ngecjeje, do të thotë në treg nuk janë krijuar kushte për kthimin e bizneseve në nivelin që ishin para krizës, dhe as që ka kushte për zgjerimin e tyre.

E ardhmja është ende e pasigurt, dhe ambienti i biznesit i paqëndrueshëm. Pas kapërcimit të krizës shëndetësore, lehtësimit të masave kufizuese dhe zgjerimit të përfshirjes së imunizimit, do të mund të konsiderohen dhe diskutohen zgjidhjet më të mira, që mund të kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga marsi i këtij viti, numri i personave të papunë është mbi 154 mijë qytetarë, që krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është një rritje prej mbi 37,500 personave, që kanë humbur punën. Në atë kohë numri i të papunëve ishte mbi 100 mijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat