Nga e mërkura ora policore në Maqedoni do të fillojë nga ora 24:00

Maqedonia

Nga e mërkura ora policore në Maqedoni do të fillojë nga ora 24:00

Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës që ora policore të filloj në ora 24 dhe të zgjas deri në ora 05:00.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, të rikthehen organizimit e ngjarjeve kulturore por me kufizime për pjesëmarrje ndërkaq të fillojnë me punë edhe Qendrat e fitnesit.

Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Kovid-19.

Këto vendime të Qeverisë do të hyjnë në fuqi prej ditës së nesërme, e mërkurë 12.05.2021.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat