OBRM-PDUKM: Gjatë kohës së Zaevit borxhi publik është rritur për 2.4 miliardë euro

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gjatë kohës së Zaevit borxhi publik është rritur për 2.4 miliardë euro

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:46
Zoran Zaev

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për keq-qeverisje.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia në krye me Zaevin, përveç në fusha tjera, zhytet edhe në ekonomi.

“Përveç asaj që për një vit mbyllën mbi 6200 kompani dhe gati 60 mijë persona mbetën papunë për shkak të paaftësisë së tyre, është rritur edhe borxhi publik”.

“Për katër vite të plota Zaev ka krijuar borxh shtesë prej 2.4 miliardë euro. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë krizë ekonomike. Në Maqedoni ka numër rekord të përqindjes së realizimit të investimeve kapitale dhe askush nuk e di ku përfundojnë këto para”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat