Nikollovski: Mickoski kërcënohet me jetë nga struktura radikale islame

Maqedonia

Nikollovski: Mickoski kërcënohet me jetë nga struktura radikale islame

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:45
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski tha se kryetari i tij, Hristijan Mickoski ka marrë kërcënime me jetë nga struktura radikale islame për shkak se i dha mbështetje shtetit të Izraelit të vetëmbrohet.

Sipas tij, këto sulme mund të jenë edhe të organizuara nga struktura radikale, ndërsa MPB nuk ka reaguar për të mbrojtur kryetarin e OBRM-PDUKM-së dhe familjen e tij.

“Në situata shumë më pak të rrezikshme, kur njeri i thjeshtë kritikon Zoran Zaevin ose shkruan diçka në Facebook, policia hyn në shtëpi të qytetarëve, kryen kontrolle në shtëpitë e tyre dhe u merr laptopët dhe celularët, ndërsa këtu kemi kërcënime të drejtpërdrejta dhe nuk ka asnjë reagim”, tha Nikolloski.

Ai i bëri thirrje MPB-së të reagojë dhe nëse nuk bën, Nikollovski thotë se Spasovski dhe Zaevi po e bëjnë qëllimshëm./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat