Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së

Maqedonia

Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:26
Izet Mexhiti

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti tha se qëndrimi i tij në lidhje me kuadrot e partisë së tij të përfaqësuara në Qeveri dihen dhe se kjo nuk është më e mira e BDI-së.

Sipas tij, ky përfaqësim i BDI-së në Qeveri nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar partinë në ekzekutiv dhe se kjo vërtetohet me veprimet e deritanishme.

“Kjo vërtetohet qoftë në menaxhimin e projekteve aty për aty, qoftë në investimet kapitale, qoftë në projektet politike. Pra, pothuajse janë të pazëshëm brenda ekzekutivit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se partia e tij përbëhet nga më shumë vendbanime, ndërsa ai mund të flasë më shumë për Shkupin, ose për degën e BDI-së në Çair.

“Mendoj se Grubi dhe Osmani nuk janë ata të cilët mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibilte elektoratin e BDI-së në Shkup”, tha Mexhiti duke përmendur se ka pakënaqësi brenda strukturave partiake në lidhje mosdebatin brenda partisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat