Pse zv.kryeministri Artan Grubi nuk e përmend emrin (populli shqiptar)?!

Maqedonia

Pse zv.kryeministri Artan Grubi nuk e përmend emrin (populli shqiptar)?!

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:00
Skënder Karaçica

Nëpër vite korpusi politik shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut (BDI), në diskurin e tyre politikë ngurrojnë të përmendin (populli shqiptar). Ata, në këto vite i kanë ndërruar tezat e tyre politike, duke shkuar herë në një udhë dhe herë në udhën tjetër me terma skandaloze (lexo:komuniteti dhe tashti shoqëria - nënvizimi im) duke iu shmangur termit të entisë kombëtare të fjalës (lexo: populli shqiptar)!
 
Populli shqiptar nuk është shoqëri (në këtë paraqitje të tij skandaloze i sugjerojmë z.Grubi le të shoh nga afër se çfarë thuhet në (Fjalorin e Gjuhës Shqipe, ASHSH, 2006)për fjalën dhe kuptimin (lexo: shoqëria-nënvizimi im)?

Populli shqiptar në hapësirën e etnike në Maqedoninë e Veriut nuk është shoqëri, por është komb i lashtë që, siç na mëson poeti Naim Frashëri ,,Neve jemi më të parë/ Në Evropë nga ç`do farë!,,.

Pse zyrtari i lartë shqiptar Artan Grubi (BDI) në koalicion me partinë dhe tashti në qeverinë Zaev 2, nuk e përmend fjalën populli shqiptar, por ia mbanë shpatit përpjetë për teza-terma politike herë si shoqëria dhe herë si komuniteti (rregulla të BDI-së) me seli në Tetovë dhe jo në Shkup (sic!).

Për sjelljet dhe ky rrafsh i mbrapsht politik (term i Kadaresë) në hapësirën etnike shqiptare me kursin e (zuzarëve-term i Konicës) e kanë sjellë çështjen shqiptare në kornizën e (pa) zgjidhur që nga vitet 1940-2021)!

Pse Artan Grubi nuk (guxon) të përmend emrin e etnisë kombëtare të fjalës (Populli Shqiptar), por flet me zhargonin politik) herë si komuniteti dhe herë si shoqëria(sic!) që po i shemb për toke vlerat kombëtare shqiptare para kornizës evropiane dhe më gjerë në botë.

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është (shoqëri e as komunitet). por është populli shqiptar i lashtë në tokën etnike në hapësirën e këtij nëndielli shekullor...!

Për pak politikë dhe pak hise në korridorët e qeverisë Zaev 2 në Shkup, zotni Artan Grubi mos u fshehë pas derës politike të kohës dhe për hatër të (disiplinës së pushtetit) të ndërroni tezat politike në fyerje të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat