LSDM: OBRM-PDUKM me çdo kusht përpiqet të bllokojë reformat në arsim

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM me çdo kusht përpiqet të bllokojë reformat në arsim

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:29
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se OBRM-PDUKM vazhdimisht bllokon reformat në arsim dhe digjitalizimin e procesit arsimor në Kuvend dhe jashtë tij.

“Gjatë periudhës së fundit, OBRM-PDUKM pa ndalë shpërndan rrena dhe manipulime, mbljell frikë dhe ndarje në opinion se po hiqen lëndët, se nxënësit mbesin pa libra, me qëllim që të bllokojë reformat që janë në interes të arsimit, mësimdhënësve dhe nxënësve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre, sërish ndodhi dështim në protestat ku përveç aktivistëve dhe anëtarëve të partisë opozitare maqedonase nuk ka pasur qytetarë të tjerë dhe kjo dëshmon se opinioni nuk mbështet politikat e Mickoskit.

“Dështimi i ri i protestave është vërtetim se OBRM-PDUKM nuk kujdeset për nxënësit, për ata nuk është i rëndësishëm arsimit, por vetëm bllokimi i reformave në arsim”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në vend që të dilet me ofertë konstruktive, debat dhe argumente të bazuara, OBRM-PDUKM përmes bllokimeve kundërshton dhe pengon gjithçka që është në interes të shtetit dhe zhvillimit.

“Qytetarët qysh moti kuptuan rrenat e OBRM-PDUKM-së dhe nuk u japin mbështetje protestave dhe gjashtë herë radhazi në zgjedhje i dënojnë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat