Rasti për pasaportat e rrejshme, tre vjet burg për Faruk Bukin – dy dënime me kusht në Maqedoni

Maqedonia

Rasti për pasaportat e rrejshme, tre vjet burg për Faruk Bukin – dy dënime me kusht në Maqedoni

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:12
Foto Ilustrim

Gjykata Penale sot ka shqiptuar një dënim me burg dhe dy dënime me kusht për rastin “Sozia”, respektivisht për skandalin me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajon.

Faruk Buki është dënuar me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiqevska morën dënim me kusht prej një viti.

Ndryshe, më herët tetë persona e pranuan fajin për këtë rast. Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë rast.

Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli.

Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat