MPJ do të dërgojë këshilltarë ekonomikë në Bruksel, Çikago dhe Sofje

Maqedonia

MPJ do të dërgojë këshilltarë ekonomikë në Bruksel, Çikago dhe Sofje

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:13
Bujar Osmani

Fillojmë me fazë të re në fushën e diplomacisë ekonomike. Kështu ministri Bujar Osmani e prezantoi projektin për dërgimin e këshilltarëve në vende ku Maqedonia ka interes për bashkëpunim ekonomik. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është hapja e tregjeve të reja për produktet tona dhe tërheqja e investimeve të huaja. Mandati i këtyre këshilltarëve do të jetë një vit, por nëse dëshmohen me punë, do të mund të vazhdohet.

 “Me vetëdije vendosëm mandati të jetë një vit me mundësi të vazhdohet me qëllim që të ketë vlerësim vjetër të punës së tyre. Pastaj, kah fundi i vitit të parë të mandatit do të sillet vendim lidhur me atë nëse mandati të vazhdohet ose jo, mbi bazë të rezultateve që do t’i tregojnë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Ministria e Ekonomisë do të dërgojë këshilltar në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë, pastaj në Bruksel, i cili do të jetë përgjegjës për vendet e Beneluksit, si dhe një këshilltar në Çikago.

Ministria e Bujqësisë do të dërgojë këshilltar në selinë e Organizatës Botërore të Ushqimit në Romë, kurse kërkuan edhe një tjetër për në Kajro. 

 “Pozicionin që e plotësojmë tani, përveç në OUB (Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë) i mbulon edhe dy organizatat e rëndësishme të Kombeve të Bashkuara me seli në Romë – Fondin Ndërkombëtar për Zhvillim të Bujqësisë dhe Programin Botëror për Ushqim, me çka hapen fusha për projekte të reja dhe programe zhvillimore”, u shpreh Trajan Dimkovski – zëvendësministër i Bujqësisë.

Një këshilltar ekonomik do të dërgohet edhe në ambasadën në Sofje. Në pyetjen sa do t’i kushtojnë vendin këta këshilltarë, u tha se përfitimet e tyre nga zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik do të jenë shumë më të mëdha. Ky është grupi i dytë këshilltarësh, pas grupit të parë që ishte zgjedhur për në Varshavë, Munih, Ankara dhe Abu Dabi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat