OBRM-PDUKM sërish do të protestojë me bllokime rrugësh

Maqedonia

OBRM-PDUKM sërish do të protestojë me bllokime rrugësh

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Nga OBRM-PDUKM njoftuan se do të protestohet për parandalimin e siç e quajnë ata, turpit nacional që po i përgatitet Maqedonisë nga Zaev dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Edhe pse Zaev bindi opinionin maqedonas se me nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka konteste të hapura me fqinjët, duket se u hapën tema të reja. Republika e Maqedonisë është e bllokuar. Protestat vazhdojnë për shkak se Zaev dhe Osmani fshehin se për çka bisedohet dhe për çfarë janë të gatshëm të pranojnë nga Deklarata bullgare”, tha Stefan Andonovski.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë nesër në ora 17:00 para MPJ-së në Shkup.

Ndryshe, Mickoski më herët tha se protestat do të vazhdojnë si javën e kaluar me bllokim të rrugëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat