Mijallkov lirohet nga aktakuza

Maqedonia

Mijallkov lirohet nga aktakuza

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:43
Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe policët Alfa janë liruar nga aktakuza për rastin “Tortura” e që ka bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit.

Gjykata Penale e Shkupit sot mori vendim të këtillë me arsyetimin se Prokuroria nuk ka dëshmuar se është kryer vepra penale torturë ose veprime mizore dhe jonjerëzore. Ne ekspertizën për gjendjen shpirtërore, nuk është dëshmuar se ka probleme psikike dhe kardiovaskulare që kanë zgjatur disa ditë si pasojë e arrestimin.

Ndryshe, Boshkovski u arrestuar në qershor të vitit 2011 para një restoranti në Shkup.

I akuzuari i parë për këtë rast ishte ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov bashkërisht me gjashtë pjesëtarë të njësisë speciale “Alfa”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat