ASH: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Maqedonia

ASH: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët (ASH) nëpërmjet një njoftimit thotë se çdo shkelje e ligjit e veçanërisht veprat e këtilla terroriste meritojnë të dënohen që të jenë mësim për të tjerët në të ardhmen.

Fakti që një pjesë e dënimit për organizatorët e 27 prillit do të ju llogaritet si burg shtëpiak, i barazon të dënuarit për terrorizëm me pjesëmarrësit në protesta. Kjo, sipas ASH-së, vetëm se konfirmon edhe një herë të gjitha vlerësimet tona dhe të Stejt Departamentit për kapjen e gjyqësorit nga regjimi aktual.

“Kur e kujtojmë se si organizatori kryesor, Nikolla Gruevski u arratis, Sasho Mijallkov u shfajësua në një rast tjetër, Agim Nuhiu si ministër i brendshëm as nuk u hetua dhe përgjegjësia iu la vetëm zëvendësit të tij Çavkovit, pastaj ligji për amnisti ndaj dy deputetëve Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski që hapën dyert e Kuvendit për futjen e turmës brenda, gjë që u konfirmua edhe në gjykimin e sotëm, ndërsa Feta Alimi u dënua padrejtësisht, pastaj e pamë se si Talat Xhaferi shpëtoi Veljanovskin nga marrja e imunitetit, përqafimet e Artan Grubit me djalin e Mijallkovit, fakti që Gruevski ishte informuar nga një funksionar i BDI-së dhe shumë veprime e vendime të ngjashme, vendimi i sotëm i gjykatës nuk na habit. Megjithatë ky lajmi konfirmoi një të vërtetë që tanimë s’do të ketë dilema askush. Regjimi i sotshëm hibrid ka qenë dhe mbetet i lidhur ngushtë me ish krerët e regjimit të kaluar, ndërsa dy regjimet kanë një emërtues të përbashkët, Bashkimin Demokratik për Integrim. Të jeni të bindur se drejtësia në këtë vend do të vijë një ditë dhe në radhë të parë do të vijë për qytetarët e pafajshëm”, thonë nga ASH.

Ndryshe, sot ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot në Gjykatën Penale u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Ish-ministri Spiro Ristovski u dënua me 6 vite e 3 muaj, ndërsa njëlloj u dënua edhe Mile Janakieski. Ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski u dënua me gjashtë vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat