Regjistrohen 74 raste të reja

Maqedonia

Regjistrohen 74 raste të reja

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:43
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.582 testime janë regjistruar 74 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 16 janë në Shkup, 15 Tetovë, Kumanovë 8, Gostivar 7, Manastir 6, Kërçovë 5, Dibër 4, Strumicë 3, Prilep, Shtip dhe Sveti Nikole 2, Ohër, Gjevgjeli, Radovish dhe Berovë nga 1 rast.

Po ashtu janë regjistruar edhe 17 pacientë të shëruar dhe dy të vdekur nga Shkupi dhe nga Kërçova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 156.299 pacientë me coronavirus, ku 150.350 pacientë janë shëruar dhe 5.493 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 456.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat