Janë shuar zjarret në Koçan

Maqedonia

Janë shuar zjarret në Koçan

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:52
Ilustrim

Herët në mëngjes plotësisht janë shuar zjarret që dje shpërthyen në disa lokacione në pjesën kodrinore-malore mbi Koçan, me çka është mënjanuar rreziku që zjarri të kaplojë shtëpi dhe objekte të tjera në afërsi.

Janë tërhequr pjesëtarët e shërbimeve dhe qytetarët të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa është anuluar edhe intervenimi i dakorduar i helikopterëve të ARM-së.

Pas mbikëqyrjes të cilën e bënë shërbimet e vetëqeverisjes lokale në Koçan në teren, është konstatuar se në tërësi janë djegur pyje në hapësirë prej mbi 150 hektarë.

Si parandalim nga paraqitja e sërishme e zjarreve, në disa lokacione rreth Koçanit sot do të ketë ekipe kujdestare dhe cisterna të ndërmarrjes komunale, të cilat do të intervenojnë nëse ka nevojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat