Në shtator synohet vendosja e kufizimeve për personat e pavaksinuar

Maqedonia

Në shtator synohet vendosja e kufizimeve për personat e pavaksinuar

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e tij për Kanal 5 theksoi se ka rritje të numrit të të infektuarve në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë por se nuk ka vend për panik.

“Situata është stabile, nuk ka shumë pacientë të cilët mjekohen në spitale, vaksinimi po zhvillohet mirë dhe këtu e kemi përqendrimin. Mendojmë për kufizime në vjeshtë sipas shembujve të vendeve tjera ku gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura do të kërkohet vërtetim për vaksinim dhe deri atëherë do ta ndjekim situatën”, tha Filipçe.

Ai theksoi se ndonjë formë të masave kufizuese ose kontroll në kufij me teste nuk duhet të vendosen. Në lidhje nëse do të ketë imunitet kolektiv, Filipçe tha se duhet të vaksinohen sa më shumë persona.

“Deri në fund të muajit gusht, nëse vazhdohet me këtë rritëm, numri i popullatës së vaksinuar do të jetë 40%. Nuk e dimë nëse ky rritëm do të vazhdojë edhe më tej, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet sa më shumë qytetarë të aplikojnë për vaksinim, të paraqiten në pikat vaksinale në mënyrë që të arrijmë imunitetin kolektiv”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, është e saktë se personat e vaksinuar mund të infektohen, por vaksina i mbron ata nga hospitalizimet dhe forma e rëndë e sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat