Goran Sugareski shkarkohet nga posti i drejtorit të Doganave

Maqedonia

Goran Sugareski shkarkohet nga posti i drejtorit të Doganave

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:56
Goran Sugareski

Qeveria e shkarkoi Goran Sugareskin nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Doganave.

“Qeveria pranoi vendimin e Komisionit të Emërimeve për shkarkimin e Goran Sugareskit nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit “Drejtor i Drejtorisës Doganore, dhe të emërojë Sllavica Kotirov, si zv. drejtore aktual, në këtë pozitë”, njoftojnë nga Qeveria.

Arsyet e shkarkimit të tij nuk janë deklaruar. Ai u emërua drejtor në janar të këtij viti.

Më parë, Sugareski ishte ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Pas zgjedhjeve parlamentare, Blagoj Boçvarski u emërua ministër në vend të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat