54 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

54 raste të reja me COVID-19

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.087 testime për coronavirus, ndërsa 54 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Tetovë – 32, Shkup – 13, Dibër – 4, Gostivar – 2, Vallandovë – 2 dhe Kërçovë – 1.

Nga MSH thonë se ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova, i moshës 77 vjeçare, në kushte spitalore.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 28 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.506, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (2 gusht) është 613.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat