RMV, prej sonte në mesnatë çmime të reja të derivateve të naftës

Maqedonia

RMV, prej sonte në mesnatë çmime të reja të derivateve të naftës

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:37
Ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim për rritjen e çmime të derivateve të naftës. Me këtë, çmimet e Eurosuper BS – 95 dhe Eurosuper BS – 98 do të rriten për 2 denarë për litës, ndërsa çmimi për Eurodiesel do të rritet për 3,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për 1,5 denarë për litër, ndërsa pmimi i nazutit për 1,101 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 37,981 denarë për kilogram.

Prej sonte në mesnatë benzina Eurosuper BS – 95 do të shitet me çmim 73 denarë për litës, ndërsa Eurosuper BS – 98 do të kushtojë 75 denarë për litër. Dieseli edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojnë 63,5 denarë për litër.

Nga KRRE informuan se, në periudhën e kaluar shtatë ditore të gjitha çmimet referuese të bursave botërore kanë shënuar mesatarisht rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat