Ndihmë financiare për kompanitë që punojnë me furnizues vendor

Maqedonia

Ndihmë financiare për kompanitë që punojnë me furnizues vendor

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Kompanitë që punojnë me furnizuesit vendas nga shteti do të marrin dhjetë herë më shumë ndihmë financiare, për investime në përputhje me ndryshimet e reja në Ligjin për Mbështetje Financiare.

Po ashtu investitorët që do të vendosin të investojnë jashtë Shkupit ose në rajone më pak të zhvilluara do të marrin më shumë para.

Edhe pse me kalimin e viteve analiza tregon se ndihma, që shteti shpërndan për investime nuk jep efektet e dëshiruara, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se kjo është arsyeja pse rezultatet do të shiheshin pas pesë vitesh të investimit.

Bekteshi siguron se me ndryshimet, kushtet për marrjen e ndihmës janë lehtësuar, dhe llojet e mbështetjes financiare që do të shpërndahen janë zgjeruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat