Kapen shtatë migrant nga Kuba në Gjevgjeli

Maqedonia

Kapen shtatë migrant nga Kuba në Gjevgjeli

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orls 21:30, në afërsi të fabrikës “7 nëntori” në Gjevgjeli është arrestuar 63-vjeçari K.S. nga Velesi.

Policia gjatë kontrollit, në makinën e tipit “Ford Galaxy” ka kapur shtatë emigrantë nga Kuba.

“Kundër K.S. do të parashtrohet padi penale.

Ndërsa emigrnatët do të vendosen në Qendrën për Transit “Vinojug” në Gjevgjeli”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat