Në Spitalin e Gostivarit gjendja me koronavirusin është alarmante

Maqedonia

Në Spitalin e Gostivarit gjendja me koronavirusin është alarmante

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të spitalit të Gostivarit thuhet se “gjendja në spitalin e Gostivarit me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid-19 është alarmante”.

“Sot më datë 22.08.2021 drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi së bashku me personelin mjekësorë gjatë vizitës në kovid qendrat në kuadër të spitalit, konstatuan gjendjen e rrëndë dhe alarmante, dhe në kordinim me ministrin e Shëndetësisë analizuan mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore”, thonë nga spitali i Gostivarit.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që sa më pak të jenë të pranishëm brenda objekteve dhe hapësirave ku gjenden familjarët e tyre për shkak se ekziston mundësia që të infektohen.

“Në të njëjtën kohë i lusim të gjithë të jenë më të kujdesshëm me sjelljen ndaj personelit mejkësor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat