38 pacientë në spitalin e Dibrës

Maqedonia

38 pacientë në spitalin e Dibrës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Në spitalin e Dibrës vazhdimisht rritet numri i pacientëve me coronavrius.

“Për fat të keq, numri i atyre që u duhet trajtim vazhdimisht rritet. Gjatë 24 orëve të fundit kemi nëntë pacientë më shumë ose gjithsej 38. Prej tyre, 20 janë të hospitalizuar në Kovid qendrën në Repartin Infektiv, ndërsa në Repartin kirurgjik që tani shërben për këto pacientë dhe kanë shëndet më të mirë kemi 18”, tha drejtori i spitalit, Baki Alili.

Sipas moshës, pacienti më i ri ka 36 vjet, ndërsa më i moshuari është 80.

“Në spitalet e Shkupit, nga rrethina jonë janë tre pacientë, dy prej tyre të moshës 26 – 28 vjet”, tha Alili.

Ai bnën thirrje për vaksinim në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre por edhe shëndetin e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat