Nuhiu: Regjistrimi i popullsisë fillon nesër

Maqedonia

Nuhiu: Regjistrimi i popullsisë fillon nesër

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:22
Agim Nuhiu

Nesër (05 shtator 2021) në Maqedoninë e Veriut fillon regjistrimi i popullsisë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës.

“Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator alternativë tjetër nuk ka. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës. Për herë të parë diaspora jonë po regjistrohet edhe nëpërmjet opsionit elektronik. Regjistrimi i diasporës vazhdon. Ju bëj thirrje të gjithve, atyre që nuk u regjistruan deri më tani të regjistrohen gjatë kësaj periudhe. Të gjithë qytetarët e shtetit tonë do të regjistrohen, do të numërohen dhe do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë të shtetit tonë, përfshirë edhe diasporën tonë”.

“Siguruam mundësinë që secili qytetarë të regjistrohet, të numërohet, të duket, të bëhet i gjallë. Gjatë periudhës së regjistrimit nuk ka akt më të madh patriotik se regjistrimi. Të gjithë jemi të lidhur me vendin, me shtëpinë me pronat tona. Prandaj regjistrimi është jetik. Në këtë proces të madh statistikor në vend çdo qytetarë është i rëndësishëm, prandaj secili duhet të regjistrohet. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator alternativë tjetër nuk ka”, tha Agim Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat