Osmani në SHBA në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Maqedonia

Osmani në SHBA në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:36

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara, ku do të marrë pjesë në Debatin e Përgjithshëm të sesionit të 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. njoftojnë nga MPJ.

Nga atje thonë se në kuadër të vizitës, parashikohen takime edhe me përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane ndërsa në agjendën e Osmanit, ka disa takime dypalëshe me homologë nga vende gjeografikisht më të largëta.

“Në të njëjtin drejtim, parashikohet edhe një ngjarje e veçantë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë së Veriut dhe Filipineve”, shtojnë nga MPJ.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, Osmani do të marrë pjesë edhe në një numër takimesh të nivelit të lartë, siç është takimi i Unionit të Demokracive, Aleanca për Multilateralizmin dhe Konferenca në mbështetje të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për ndalesë të përgjithshme të testimeve bërthamore.

Ndër tjerash, Osmani do të marrë pjesë edhe në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB –së, Antonio Guterres si dhe do të marrë pjesë në fjalimin e Presidentit, Stevo Pendarovski në Debatin e Përgjithshëm.

Vizita e Ministrit në Kombet e Bashkuara do të shfrytëzohet për promovimin e mëtejshëm të përpjekjeve të vendit tonë, por edhe të partnerëve tanë, BE-së dhe SHBA-së, për ta mbështetur multilateralizmin efektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat